E trishtë/ Ndahet nga jeta ish-trajneri i njohur i Interit

E trishtë/ Ndahet nga jeta ish-trajneri i njohur i Interit

14:19, 22/05/2020

Ish-trajneri i Lazio, Napoli dhe Inter, Gigi Simoni ndërroi jetë pasi prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë.

Në moshën 81 vjeç, Gigi Simoni, është trajneri i njohur që do të mbahet mend nga të gjithë për drejtimin e Interit në 1997/1998, apo viti i fitores në Kupën e UEFA-s dhe kokë për kokë me Juventusin.

Gjatë vitit 2019 Gigi Simoni pësoi një goditje në tru dhe u shtrua me urgjencë në spitalin Cisanello në Pisa.

Lindur në vitin 1939, Simoni si lojtar kishte veshur fanellën e Napolit, Torinos dhe Juventusit, përpara se të fillonte punën si trajner në Xhenova, dhe më pas në shumë klube të njohura.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco