Juventus gjen pasuesin e Higuain te Napoli

Juventus gjen pasuesin e Higuain te Napoli

15:38, 16/05/2020

Gonzalo Higuain me shumë gjasa do të largohet nga Juventus në merkaton e ardhshme, Kështu, klubi bardhezi  ka nisur nga puna për të gjetur pasuesin e sulmuesit argjentinas.

Sipas gazetës torineze Tuttosport, futbollisti ideal për të marrë vendin e El Pipitas te bardhezinjtë është Arkadiusz Milik. Polaku i Napoli prej kohësh ka përfunduar në axhendën e Fabio Paraticit me drejtorin sportiv të Juves që shikon te Milik lojtarin e duhur për të përforcuar sulmin e skuadrës së tij.

Milik ka një kontratë që i skadon me Napolin pas 1 viti dhe nëse nuk rinovon të kaltrit do të jenë të detyruar ta shesin për të mos e humbur me parametër zero. Për më tepër polaku paguhet më pak se argjentinasi Higuain dhe kjo konsiderohet një favor nga ana e Paraticit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco