Më shumë se një muaj me Koronavirus, Dybala rezulton pozitiv edhe në testin e katërt

Më shumë se një muaj me Koronavirus, Dybala rezulton pozitiv edhe në testin e katërt

08:46, 29/04/2020

Paolo Dybala vazhdon të mbetet i infektuar me Koronavirus.

Ylli i Juventusit ka rezultuar pozitiv me Koronavirus për herë të katërt në gjashtë javë.

Argjentinasi konfirmoi përmes Instagramit më 21 mars se ai dhe e dashura e tij, Oriana Sabatini, rezultuan pozitiv në testin e Koronavirusit.

Kjo erdhi pasi edhe dy juventinët, Daniele Rugani dhe Blaise Matuidi, u infektuan nga virusi.

Dybala ka bërë katër teste në gjashtë javë dhe më e fundit ishte pozitive.

Kjo do të thotë që ai nuk ka qenë në gjendje të largojë sëmundjen ngjitëse dhe mund të kërkojë trajtim më intensiv.

Ai nuk është lojtari i vetëm aktualisht i prekur nga virusi, pasi portieri i Atalantës, Marco Sportiello gjithashtu është ende pozitiv.

Hapi tjetër i mundshëm do të ishte një test gjaku për të parë nëse Dybala ka zhvilluar antitrupa, dhe nëse po, sa prej tyre.

Në këtë gjendje, rikthimi i argjentinasin në rifillimin e stërvitjeve më 4 maj duket aktualisht i pamundur, pasi do të rrezikonte veten dhe ekipin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco