Ish futbollisti i Partizanit, Fejzullahu: Më ka marrë malli për Shqipërinë, jam në bisedime me...

Ish futbollisti i Partizanit, Fejzullahu: Më ka marrë malli për Shqipërinë, jam në bisedime me...

18:10, 28/04/2020

Arbnor Fejzullahu duket se po e ndjen mungesën e Shqipërisë.

Në një lidhje direkte me emisionin “FanZone” nga Zvicra, ku jeton aktualisht, Ish futbollisti i Partizanit, rrëfeu se ka mall për kryeqytetin shqiptar, si dhe zbuloi planet për të ardhmen.

Sa ju mungon Shqipëria?
Më ka marrë malli për Shqipërinë. Kur je në Tiranë nuk e kupton, po kur largohesh e kupton mungesën. Megjithatë për momentin jam më i lumtur në Zvicër.

E ndiqni Partizanin?
E kam ndjekur vazhdimisht. Është një ekip i madh dhe këtë sezon nuk i ka ecur mirë, por besoj vitin e ardhshëm do jenë përsëri lart. Në sezonet e kaluara kemi pasur një ekip më të fortë se vjet, por Skënderbeu ishte shumë i fortë dhe nuk ia dolëm të fitonim titullin.

Cilat janë planet për të ardhmen?
Për momentin jam në bisedime me disa ekipe dhe në verë do gjej një ekip tjetër, jo në Superligë, por në një ekip më poshtë.

E mirëprisni një rikthim në Superiore?
Nëse do vinte oferta e duhur, do kthehesha në Shqipëri. Kam pasur bisedime me disa ekipe, por për momentin asgjë konkrete.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco