Mbrojtësi i Kukësit, Teqja: Më mungon futbolli, titulli është në dorën e Tiranës!

Mbrojtësi i Kukësit, Teqja: Më mungon futbolli, titulli është në dorën e Tiranës!

17:40, 28/04/2020

Mbrojtësi i Kukësit, Olsi Teqja në këtë ditë karantine thotë se po i mungon futbolli.

I ftuar në emisionin “FanZone” në Sueprsport, Teqja pranoi se titulli tashmë është në dorën e Tiranës.

“Tani u bë një kohë shumë e gjatë në karantinë dhe jemi mësuar. Jemi munduar të stërvitemi në kushtet që kemi, duke bërë edhe pak vrap nga liqeni”, u shpreh Teqja.

Ju mungon futbolli?

Futbolli na ka munguar shumë. Uroj që të nisë sa më shpejt, qoftë edhe me stërvitjet, siç janë edhe modelet europiane. Do ishte mirë që shteti të na lejojë të stërvitemi, pasi duhet të jetojmë me këtë virus.

Duke sjellë në vëmendje sezonin deri në momentin që është luajtur, çfarë do të doje të ndryshoje?

Sezonin e kam gjithmonë para syve, ishim duke kryesuar. Në 3-4 ndeshje ne u ndëshkuam në fund, ndërsa Tirana në fund ia doli të fitojë disa ndeshje. Kartonin e kuq ndaj Tiranës e kam përjetuar shumë keq, si unë edhe familja ime, duke ditur që nga ajo ndryshoi edhe rezultati.

Besoni akoma te titulli kampion?

Cilësia e ekipit është shumë e mirë, nuk mund t’i krahasojmë me Tiranën. Megjithatë është në dorë të kundërshtarit, nuk është vetëm në dorën tonë. Kupat e Europës janë një shpëtim për të gjithë futbollin shqiptar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco