Përgjigja finale, futbolli gjerman pret vendimin e Merkel!

Përgjigja finale, futbolli gjerman pret vendimin e Merkel!

17:15, 28/04/2020

Kampionatet elitare në Europë po shkojnë drejt pezullimit përfundimtar për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Ministri i Sporteve në Gjermani foli sot, ku u shpreh se mbetet optimisti për rifillimin e futbollit në mes ose në fund të muajit maj.

Gjithsesi, përgjigjen finale do e japë kancelaria Angela Merkel. Ditën e enjte, Qeveria Gjermane do të vendosë përfundimisht për fatet e futbollit në Bundesliga.

Kreu i Bundesligas, Watzke, kërcënoi pak ditë më parë se në rast se futbolli nuk rifillon, atëherë Bundesliga nuk do të ekzistojë sezonin e ardhshëm.

Kujtojmë që ditën e sotme u anulua kampionati francez i futbollit, Ligue 1 dhe Ligue 2.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco