COVID-19 ndryshon rregullat e lojës/ Karton të verdhë për futbollistët që do të pështyjnë në fushë

COVID-19 ndryshon rregullat e lojës/ Karton të verdhë për futbollistët që do të pështyjnë në fushë

13:02, 28/04/2020

Futbollistët mund të ndëshkohen nga gjyqtarët me kartonë të verdhë në rast se pështyjnë në fushë pas rikthimit të futbollit, pas pezullimit për shkak të Koronavirusit.

Kjo gjë është bërë e ditur nga drejtori i komitetit të mjekëve në FIFA, Majkëll D’Hug, ai i cili propozon se për të ndaluar këtë veprim, futbollistët duhet të ndëshkohen.

Për shkak të pandemisë globale, e pështyra në fushë do të jetë e ndaluar, për të shmangur në një farë mënyre përhapjen në mase të Koronavirusit.

“Pështyrja është një praktikë e pazakontë në futboll dhe nuk është shumë e pastër.  Kur të rikthehet futbolli i luajtur, ne duhet ta shmangim këtë. Mbetet të shihet se sa do të jetë e mundur, në të kundërtën, futbollistët duhet të ndëshkohen me karton të verdhë”, tha D’Hug për “The Telegraph”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco