De Biasi: Shpërthimi i Marash Kumbullës, mund të bëhet i rëndësishëm për Interin

De Biasi: Shpërthimi i Marash Kumbullës, mund të bëhet i rëndësishëm për Interin

12:38, 28/04/2020

Gianni De Biasi, ish-trajner i Shqipërisë, foli për “Tuttosport” për 20-vjeçarin e Kombëtares kuqezi, Marash Kumbulla, i cili ka shpërthyer në këtë sezon me Veronën dhe kërkohet nga klubet më të rëndësishme në Itali e jo vetëm.

“Është gati, ka personalitetin dhe cilësitë e duhura për t’u bashkuar me një skuadër të madhe si Interi. Askush nuk e priste shpërthimin e tij të menjëhershëm. Mjafton të shikosh se çfarë ka qenë i aftë të bëjë vitin e kaluar. Kumbulla nuk u aktivizua farë në Serinë B, por këtë vit, falë trajnerit Juric, u shndërrua një nga mbrojtësit më të mirë të Serisë A. Aq sa për të bërë mbrojtjen e Veronës të katërtën më të mirë të kampionatit”, tha ish-tekniku i kuqezinjve.

Cilësitë e Kumbullës: Është një djalë i zoti, të gjithë flasin mirë për të. Kishte fizik të fortë si dhe ishte shumë teknik në daljen nga mbrojtje me topin në këmbë. Me Juricin trajner u zhvillua taktikisht, ka inteligjencë dhe di t’u paraprijë situatave, cilësi që i japin mundësi ta mbulojë shumë mirë zonën e tij. Ai di të luajë kudo, mund të jetë partner perfekt për çdo mbrojtës. Është një i djathtë natyral, por di të përdorë shumë mirë edhe të majtën.

E ardhmja tek Interi: Mund të bëhet menjëherë një lojtar i rëndësishëm për Interin, për aftësitë që ka dhe kapacitetin mendor. Është talent konkret, jo i fryrë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco