Komiteti Ekzekutiv vendos datën e Asamblesë së Përgjithshme

Komiteti Ekzekutiv vendos datën e Asamblesë së Përgjithshme

15:41, 27/04/2020

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Mbledhja e sotme për herë të parë u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së COVID-19 në vendin tonë.

Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në futbollin shqiptar nga COVID-19 dhe përshëndeti punën e kryer deri tani nga Federata e Futbollit.

Një nga pikat e rendit të ditës ishte përcaktimi i datës së re të Asamblesë së Përgjithshme 2020, Asamble e cila do të zhvillohet më datë 11 Maj nëpërmjet video-konferencës me platformën Microsoft Teams.

Ky vendim është marrë për shkak të pamundësisë për ta zhvilluar atë normalisht si çdo vit tjetër.

Në këtë mbledhje u miratuan të gjithë materialet që do t’u dërgohen anëtarëve një javë para zhvillimit të Asamblesë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco