VIDEO/ I mbyllur në shtëpi nga COVID-19, atleti vrapon 100 km rreth shtratit

VIDEO/ I mbyllur në shtëpi nga COVID-19, atleti vrapon 100 km rreth shtratit

14:24, 27/04/2020

Kohët e fundit kemi parë shumë atletë duke përshkuar distanca të gjata brenda në shtëpi, si pasojë e mbylljes nga COVID-19.

Një rus, në qytetin më të skajshëm, Vladivostok, vrapoi rreth shtratit të tij për më shumë se 10 orë, duke bërë plot 100 km.

Atleti me përvojë, Dmitry Yakukhny, kishte planifikuar të bënte 250 kilometra në Maratonën des Sables në shkretëtirën e Saharasë këtë muaj, por gara është shtyrë si pasojë e përhapjes së Koronavirusit.

Atleti rus ishte frymëzuar nga një francez që zhvilloi një maratonë në ballkonin e tij muajin e kaluar.

Çdo 10 km ai ndryshonte drejtimin. Familja ishte mbështetja më e madhe, ku gruaja gatuante, ndërsa fëmijët bënin rolin e “DJ” me muzikë.

Yakukhny pohoi se këtë e bëri si sfidë personale dhe jo për të thyer ndonjë rekord.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco