Liverpooli futet në garë, Klopp telefonon babain e Mbappe

Liverpooli futet në garë, Klopp telefonon babain e Mbappe

18:56, 26/04/2020

Kilian Mbape është një nga lojtarët më premtues për të ardhmen, teksa që në një moshë të re ka fituar shumë trofe duke qenë edhe lojtari kryesor te PSG-ja.

Real Madridi është vënë në gjurmët e francezit dhe duan ta afrojnë në ekipin e tyre, si një dëshirë e madhe e trajnerit Zidane. 

Edhe vetë sulmuesi e ka thënë hapur se dëshiron të luajë nën urdhrat e trajnerit francez dhe kanë qarkulluar lajme se transferimi i tij në Spanjë është shumë afër.

Megjithatë tashmë karriera e lojtarit mund të jetë në një vend tjetër dhe jo në Madrid. 

Para pak kohësh, sulmuesi ishte shprehur se i pëlqen shumë loja që bën Klopp, me këtë të fundit që ka kërkuar të përfitojë nga kjo. 

Sipas asaj që shkruan “Le10Sport”, tekniku gjerman ka telefonuar babain e Mbappe për një transferim të mundshëm të futbollistit në “Anfield”.

Tashmë vera pritet të jetë e nxehtë për Mbappe, ku duket se Reali dhe Liverpooli do të përpiqen ta afrojnë lojtarin në ekipet e tyre. 

Madje anglezët mund të lënë të lirë Sadio Mane, i cili kërkohet nga Reali, për të mbërritur te Mbappe, për të cilin PSG-ja kërkon të paktën 200 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco