Messi apo Ronaldo? Marash Kumbulla nuk ka dyshime: Ja futbollisti më i mirë...

Messi apo Ronaldo? Marash Kumbulla nuk ka dyshime: Ja futbollisti më i mirë...

19:31, 25/04/2020

Mbrojtësi kuqezi, Marash Kumbulla ka zbuluar në një lidhje direkte në Instagram disa prapaskena të këtij sezoni të mrekullueshëm.

“Dita ime më e bukur si futbollist ka qenë ajo e ndeshjes në shtëpi kundër Juventus-it. Ishte ditëlindja ime dhe e kam festuar në mënyrën më të mirë të mundshme kundër skuadrës më të fortë në Itali. Kam kaluar të gjithë natën duke lexuar komentet dhe falënderimet”, ka thënë Kumbulla.

Në fund, Kumbulla nuk është tërhequr mbrapa kur i është bërë një pyetje më e komplikuar. Kush është më i mirë Messi apo Ronaldo? “Dihet që Messi, gjithmonë”, ka thënë ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco