Mourinho dëshiron mbrojtësin e PSG-s

Mourinho dëshiron mbrojtësin e PSG-s

09:48, 25/04/2020

Në fund të kontratës me klubin e  PSG-s, Thomas Meunier është i paqartë në lidhje me të ardhmen e tij. Belgu është ende në pritje të një shenje nga agjenti i tij për një zgjatje të mundshme të kontratës me parisienët, pasi edhe dëshira e tij është të qëndrojë tek klubi francez.

Mirëpo, drejtori sportiv i parisienëve, Leonardo duket se nuk është I interesuar për zgjatjen e kontratës me 28 vjeçarin. I vetëdijshëm se fundi i aventurës së tij me PSG-n po afron, Munier ka hapur dyert për klubet e tjera.

Dhe sipas atyre që raportojnë mediat franceze, klubi i Tottenham ka shfaqur interes për mbrojtësin bleg.

Sipas “L’Equipe”, ka qenë vetë trajneri I Spursave, Jose Mourinho që ka telefonuar futbollistin dhe i ka shprehur dëshirën për ta patur në skuadër.

Nga ana tjetër, Munier duket se është joshur nga fjalimi i Mourinho-s. Mirëpo,  tani i takon presidentit të Tottenham, Daniel Levy që të bindë lojtarin që t’i bashkohet klubit anglez në merkaton e ardhshme.

Përveç Tottenhamit, Borussia Dortmund, Inter dhe Napoli po ndjekin me vëmendje zhvillimin e çështjes Meunier.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco