Calabria: Nuk ishte një sezon pozitiv për mua, duhet të përmirësohem shumë!

Calabria: Nuk ishte një sezon pozitiv për mua, duhet të përmirësohem shumë!

23:09, 24/04/2020

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Davide Calabria e ka pranuar dhe vetë që i duhet të gjejë qëndrueshmëri, ndërsa thekson se nuk është i kënaqur me atë që ka bërë deri tani te Milani.

 

Në një dalje për faqen zyrtare të Milanit në Instagram, 23 vjeçari u ndal dhe te situata e pandemisë duke kërkuar respektimin e rregullave. Ai i siguroi fansat se asnjë nga familja e tij nuk është infektuar, por ka miq që kanë humbur pjesëtarë të familjes.

 

“Jam mirë dhe fatmirësisht asnjë nga familja nuk është infektuar, por kam miq që kanë humbur njerëz të dashur. Nuk është një periudhë e lehtë dhe jemi të detyruar të zbatojmë karantinën. Është përpjekja më e vogël që duhet të bëjmë të gjithë ne, në mënyrë që të dalim sa më shpejt nga kjo situatë.

 

Jam akoma i ri, por kam një eksperiencë të madhe. Ky vit nuk ka qenë pozitiv për mua dhe nuk jam i lumtur me atë që kam bërë deri tani. Më duhet të gjej vazhdimësi dhe qëndrueshmëri,” tha Calabria.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco