Presidenti i Sampdorias, Ferrero: Do ishte më mirë të mendonim për sezonin tjetër!

Presidenti i Sampdorias, Ferrero: Do ishte më mirë të mendonim për sezonin tjetër!

21:28, 24/04/2020

Serie-A po përgatitet për të rifilluar sezonin e mbetur përgjysmë, për shkak të pandemisë së koronavirusit. Mirëpo ka dhe nga ata zëra që janë kësaj ideje.

Presidenti i Brescia Massimo Cellino dhe ai i Sampdorias, Massimo Ferrero janë nga më të zëshmit. Madje, ky i fundit thotë se duhet fokusuar tek sezoni 2020/21, dhe të harrohet sezoni aktual.

“Ne do të tallemi me veten deri në momentin që dikush të thotë se një vaksinë është zbuluar, vetëm atëherë do të jemi të qetë”, ka thënë Ferrero.

“Në vend që të rifillojmë, do të ishte më mirë të përgatiteshim për sezonin 2020/21”, ka shtuar presidenti i Sampdoria.

Sezoni i Serie A pritet të rifillojë më 27 maj dhe të përfundojë më 3 gusht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco