Alvaro Morata: Këta janë 3 mbrojtësit më të vështirë që jam përballur gjatë karrierës

Alvaro Morata: Këta janë 3 mbrojtësit më të vështirë që jam përballur gjatë karrierës

13:25, 24/04/2020

Alvaro Morata ka zgjedhur 3 mbrojtësit më të vështirë me të cilët është përballur gjatë karrierës së tij.

Sulmuesi spanjoll ka luajtur në Angli, Itali dhe Spanjë ku është përballur me shumë kundërshtarë por më të vështirët për t’i dribluar sipas tij janë: Chiellini, Sergio Ramos dhe Van Dijk.

 “Chiellini, nuk e di nëse e bën atë me qëllim, por kur ai më takon mua, gjithmonë më shkatërron”, ka deklaruar Morata për AS.

“Sergio Ramos gjithashtu është një mbrojtës i ashpër, ndërsa kur shkoni kundër Van Dijk, duket sikur ke goditur malin”, ka shtuar ai.

Morata këtë sezon në fanellën e Atletico Madrid në La Liga, ka shënuar 8 gola në 23 paraqitje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco