Lajmi i fundit

Reagimi qytetar/ Sot protesta e opozitës para bashkisë

Qeveria i harroi/ Zbardhet plani i ndihmës së FSHF ndaj klubeve të futbollit në vend

Qeveria i harroi/ Zbardhet plani i ndihmës së FSHF ndaj klubeve të futbollit në vend

13:27, 09/04/2020

Është zbuluar plani i Federatës Shqiptare të Futbollit për ndihmën financiare në drejtim të klubeve të zhytura në krizë si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

Burime të “Balkanweb” pranë FSHF bëjnë të ditur, se qeveria e futbollit në vend pritet të paguajë pagat minimale për të gjithë klubet nga ata të Superligës deri në Kategorinë e Dytë.

Një grup pune po vlerëson planin e ndihmës, ndërsa për momentin nuk mund të përcaktohen afatet kohore, pra për sa kohë futbolli do të vijojë i pezulluar dhe për sa muaj Federata do dhe mund të paguajë rrogat minimale.

Kujtojmë që qeveria shqiptare ka lënë futbollin jashtë paketës së ndihmës financiare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco