Marco Reus: Kam pasur oferta, por nuk do të vesh fanellën e Bayernit

Marco Reus: Kam pasur oferta, por nuk do të vesh fanellën e Bayernit

10:56, 09/04/2020

Prej vitesh Borussia Dortmund ka “furnizuar” Bayern Munchen me futbollistë cilësorë si në repartin e sulmit ashtu edhe në mbrojtje.

Por i mendimit kundër transferimit në “Allianz Arena” është Marco Reus i cili ka hedhur poshtë të gjitha mundësitë që një ditë të veshë fanellën e bavarezëve.

 “Kërkesa erdhi nga Bayern, ashtu siç erdhën edhe nga klubet tjera. Unë kam respektin më të madh për Bayern Munich por nuk e shoh veten atje”, ka deklaruar Reus për Bild.

“Por unë gjithmonë kam dashur të luaj për Dortmundin. Gjithmonë ishte klubi që zemra ime tërhoqi”.

“Kur luaja në Gladbach atë kohë, ishte e qartë për mua: brenda Bundesligës, unë do të ndryshoj skuadër vetëm për Dortmund, në të kundërt do të shkoj jashtë vendit”, tha Reus.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco