Presidenti i Napolit pezullon 30 punonjës, lojtarëve nuk u jep rrogat e marsit

Presidenti i Napolit pezullon 30 punonjës, lojtarëve nuk u jep rrogat e marsit

17:45, 08/04/2020

Ndërkohë që çështja e ndërprerjes së pagave të futbollistëve ka mbetur ende e pazgjidhur, Napoli ka filluar të ndjejë gjithmonë e më shumë krizën e shkaktuar nga ndërprerja e futbollit dhe ka marrë një vendim drastik ditën e sotme.

Presidenti Aurelio De Laurentiis ka lënë në pushim dy mujor plot 30 punonjës të klubit, duke ndalur edhe atë që quhej “smart work” apo punën nga shtëpia dhe duke i lënë ata të trajtohen me asistencë nga shteti italian.

Ndërkohë, bosi napolitan ka pezulluar pagat e muajit mars për futbollistët, në pritje të një vendimi se si do procedohet, teksa ka programuar edhe një diskutim me lojtarët, për të provuar arritjen e një akordi.

Megjithatë gjithçka duket e vështirë, pasi pak muaj më parë De Laurentiis u ndali një pjesë nga paga futbollistëve, si dënim për mosbindjen ndaj urdhrit të tij për të shkuar në grumbullim, 5 nëntorin e vitit të kaluar.

Pikërisht për këtë arsye, lojtarët e Napolit nuk kanë ndërmend të tolerojnë dhe të lënë paga pa marrë për shkak të krizës, ndaj shpresa e vetme e De Laurentiis është që të ketë një vendim gjithëpërfshirës nga ana e Ligës së Serisë A.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco