E bujshme nga Italia/ Klubet nga Serie A mund të nisin stërvitjen më 4 maj

E bujshme nga Italia/ Klubet nga Serie A mund të nisin stërvitjen më 4 maj

10:07, 08/04/2020

Mediat në Itali raportojnë se fundmi se klubet e Serisë A mund t’i rinisin sencat stërvitore më 4 maj.

Serie A po planifikon ta ndjekë hapin e Bundesligës gjermane dhe t’i rinisë së shpejti seancat stërvitore, fillimisht duke e mbajtur distancën e nevojshme prej 2 metrave mes lojtarëve e pastaj gradualisht duke iu kthyer normalitetit.

Tri opsionet e mundshme për rinisjen e kampionatit janë më 24 maj, 31 maj ose 7 qershor. Për ta përfunduar sezonin elitar në Itali ku për 13 xhirot e mbetura do të duhen gjashtë javë e gjysmë, shkruan “La Gazzetta dello Sport”.

Kjo bën që sezoni aktual 2019/20 i Serisë A të mundë të mbyllet në fillim ose në mes të korrikut.

FIFA e ka lënë si opsion mundësinë e zgjatjes së kontratave të lojtarëve përtej 30 qershorit dhe kjo sugjeron që kampionatet të përmbyllen duke i zhvilluar të gjitha ndeshjet e mbetura, e jo si në Belgjikë ku u përfundua sezoni para kohe dhe u shpall kampioni në bazë të renditjes aktuale.

Megjithatë, problemi më i madh në këtë skenar mbeten lojtarët. Shumë prej tyre udhëtuan në shtëpi gjatë fazës së vetizolimit dhe ata do të duhet të kthehen në Itali, ku do të detyroheshin të futen në karantinë për 14 ditë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco