Neymar zbulon makthin që përjetoi pas vdekjes tragjike të Kobe Bryant

Neymar zbulon makthin që përjetoi pas vdekjes tragjike të Kobe Bryant

08:56, 07/04/2020

Superylli i Paris Saint-Germain Neymar tha se ai ishte prekur thellësisht nga vdekja e Kobe Bryant.

Legjenda e basketbollit, 41 vjeç dhe vajza e tij 13-vjeçare Gianna humbën jetën në mënyrë tragjike së bashku me 7 persona të tjerë në një përplasje me helikopter në janar në Calabasas, California.

Duke kujtuar vdekjen e Bryant, Neymar i tha "Vogue Men Arabia": “Vdekja e tij ndikoi shumë në mua sepse jeta jonë kishte shumë të përbashkëta”.

“Kam takuar Kobe personalisht dhe kohën kur ai erdhi në Paris. Kur takon personin që qëndron pas asaj fanelle, ai krijon një marrëdhënie tjetër dhe me Kobe, ishte shumë e veçantë. Sporti dhe shoqëria humbi një djalë të shkëlqyeshëm”.

Kujtojmë që Neymar në nder të Bryant, veshi një fanellë të 5 herë kampionit të NBA, ndërsa i dedikoi një gol në fitoren ndaj Lille në muajin shkurt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco