Lajmi i fundit

Reagimi qytetar/ Sot protesta e opozitës para bashkisë

Situata në Itali drejt qetësimit, Interi njofton lojtarët të bëhen gati për stërvitje

Situata në Itali drejt qetësimit, Interi njofton lojtarët të bëhen gati për stërvitje

14:29, 06/04/2020

Ditët e fundit Italia po pëson ulje të numrit të viktimave po ashtu edhe të infektuarve me koronavirus.

Kaq ka mjaftuar që klubi i Interit të lajmërojë lojtarët të bëhen gati për rinisjen e seancave stërvitore.

Kështu klubi i Interit ka njoftuar lojtarët që nuk ndodhen në Itali, që të rikthehen në Milano brenda javës, pra para festës së Pashkëve, për të nisur menjëherë periudhën 14 ditore të izolimit, duke qenë se vijnë nga vende të tjera.

Bëhet fjalë për plot 7 futbollistë, mes të cilëve Marselo Brozovic, Lukaku, Handanovic, Eriksen, Young, Moses e Godin, të cilët lanë Milanon pas 14 ditëve të karantinës, për t’u bashkuar me familjarët e tyre në vendet e origjinës.

Nëse gjithçka do të shkojë sipas parashikimeve, skuadrat e Serisë A do të provojnë të rinisin stërvitjet brenda muajit prill, ndërsa ndeshjet zyrtaret janë shtyrë deri më 20 maj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco