Lufta ndaj koronavirus, Lautaro Martinez i vjen në ndihmë qytetit të tij

Lufta ndaj koronavirus, Lautaro Martinez i vjen në ndihmë qytetit të tij

13:51, 05/04/2020

Koronavisuri vijon të përhapet në të gjithë botën duke shkaktuar mijëra viktima.

Shumë futbollistë të njohur i janë bashkuar emergjencës së ditëve të fundit me emrin koronavirus dhe kanë dhuruar fonde të mëdha për t’iu ardhur në ndihmë autoriteteve shëndetësore.

Ditën e sotme mësojmë se sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez ka kontribuuar me mjete ndihmëse për bashkinë e Bahia Blanca-s, ku edhe ka lindur.

Lajmi është dhënë nga vetë kryebashkiaku i këtij qyteti Hector Garay, i cili deklaroi se “falënderon Lautaro Martinez, të fejuarën dhe familjen e tij, që dhuruan 3500 litra alkool dhe 100 mijë doreza plastike dhe 5 mijë veshje e maska për të përballuar situatën”.

 

                                                                                                          

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco