Totti thur elozhe për Del Pieron: Karriera e tij duhet të jetë lëndë për t’u studiuar në shkolla futbolli

Totti thur elozhe për Del Pieron: Karriera e tij duhet të jetë lëndë për t’u studiuar në shkolla futbolli

10:13, 04/04/2020

Francesco Totti është padyshim legjenda e klubit të Romës. Ai luajti për 24 vite me skuadrën verdhekuqe, duke lënë mbresa të mëdha tek tifozët romak.

Së fundmi, Totti ka dhënë një intervistë të gjatë për “Sky Sport”, ku ka folur për shumë tema.

Një nga to ishte edhe ajo për ngjashmërinë e karrirës së tij me atë të Del Pieros.

Totti u shpreh se pavarësisht se mediat donin t’i vinin kundra njëri-tjetërit, ata kishin karaktere të ngjashme dhe u bënë miq të mirë.

Keni parë ndonjë ngjashmëri mes karrierës tuaj dhe asaj të  Alesandro Del Pieros?

Në fakt gjithmonë ka pasur një dualizëm të stisur nga mediat të cilat u munduan edhe të na vinin kundër njëri tjetrit, por ne kishim karaktere të ngjashme e u bëmë edhe më miq se sa ishim. Në vështirësi e kemi mbështetur gjithnjë njëri tjetrin. Kur trajneri zgjidhte njëri nga ne, tjetri respektonte vendimin

Totti gjithashtu u pyet edhe për ‘zhdukjen e numrave 10 nga futbolli Italian. Legjenda e Romës iu referua sërish Del Pieros, duke dhe se karriera e tij duhet të jetë lënë në shkolla futbolli.

Image

Numrat 10 në futbollin e sotëm italian janë një “rracë në rrezik zhdukje”. Përse?

Mbase sepse sot klubet nuk besojnë tek të rinjtë. Mendoj se duhet të kërkojm për Toti, Del Piero apo Bagioo të rinj. Karriera e Del Piero duhet të jetë lëndë për t’u studiuar në shkolla futbolli. Fantazistë të tillë zor se do të dalin përsëri, por nuk besoj se afrimi i lojtarëve të huaj zgjidh problemin. Të mos harrojmë se 10-shat jo vetëm shënojnë, por e bëjnë futbollin edhe më tërheqës.

Image

 

Pyetjes se nëse kishte gjetur ndonjë talent që mund të shndërrohej në kampion siç ishte ai, Totti iu përgjigj duke thënë se kishte nisur kërkimet, por virusi ndali gjithçka.

Në akademinë tuaj të futbollit, a ka ndonjë talent që mund të shndërrohet në kampion?

Sapo kisha nisur një projekt, por virusi ndali gjithçka. Ideja ime është të gjej ndonjë Totti të ri e ta ndihmoj të rritet në mënyrën më të mirë. Disa talente i kam në akademi e do të mundohem t’i ofroj gjithçka më ka munduar mua kur isha në moshën e tyre.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco