‘Koha që Rashica të transferohet te një klub i madh’, vjen deklarata nga...

‘Koha që Rashica të transferohet te një klub i madh’, vjen deklarata nga...

19:56, 02/04/2020

Ismet Munishi është një nga personazhet më të spikatura të futbollit në Kosovë.

Aktualisht trajner i skuadrës së Ballkanit, që kryeson Superligën e Kosovës, Munishi tregon në SuperSport se tashmë ka ardhur koha që Rashica të veshë fanellën e një klubi të madh.

“E ka përkrahur i gjithë qyteti, pasi të gjithë e kemi ditur se kemi një futbollist të madh. Është krenari ta shohësh atë në Bundesligë. Tani po e presim të transferohet në një skuadër më të madhe, që të tregojë vlerat edhe me futbollistët më të mëdhenj të botës”, deklaroi ai.

Pas një kohe të gjatë në Bundesligë, Premierliga mund të jetë destinacioni i 23 vjecarit, që gjithashtu kërkohet nga klube edhe në Serie A.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco