Aksidenti tragjik/ Ekspertiza zbulon shkakun e vdekjes së Antonio Rejes

Aksidenti tragjik/ Ekspertiza zbulon shkakun e vdekjes së Antonio Rejes

13:24, 02/04/2020

Ish-ylli spanjoll i Arsenalit, Realit të Madridit dhe Sevijas, Hoze Antonio Rejes, humbi jetë qershorin e vitit të kaluar në një aksident fatal me makinë e tij tip “Mercedes S550”, teksa ishte duke udhëtuar me shpejtësi 116 km/h.

Kur kanë kaluar 10 muaj nga aksidenti tragjik, ekspertiza ka saktësuar se shkaku i përplasjes ka qenë shpërthimi i gomës së pasme të Mercdedezit, çka shkaktoi vdekjen e futbollistit 35-vjeçar. 

Së bashku me të ndërroi jetë dhe një kushuri i Rejesit, i cili po udhëtonte me të në makinë.

Goma e pasme që ishte dhe shkaktarja e aksidentit, kishte pasur probleme pak ditë më parë dhe ishte dërguar në servis, por mesa duket nuk ka marrë trajtimin e duhur. 

Kujtojmë që Rejes ishte i martuar dhe la pas bashkëshorten dhe 3 fëmijët, 2 vajzat dhe djalin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco