Rummenigge: Është e rëndësishme që të përfundojmë sezonin aktual

Rummenigge: Është e rëndësishme që të përfundojmë sezonin aktual

21:32, 31/03/2020

Legjenda e futbollit gjerman dhe kryetari i Bordit Ekzekutiv të Bayernit, Karl Heinz Rummenigge, ka komentuar idenë e re të UEFA-s për të vonuar vazhdimin e ligave evropiane deri në gusht për shkak të pandemisë.

UEFA të mërkurën do të zhvillojw një tjetër takim përmes video-sinjalit, për të marrë një tjetër vendim për futbollin.

“Në mënyrë që të mos prishim kampionatet tona, është e rëndësishme që të përfundojmë sezonin aktual. Kjo ndikon në mbijetesën e shumë klubeve, përfshirë edhe ato gjermane, në mënyrë që të shmanget një fatkeqësi e paparë ekonomike. Kjo është mënyra e vetme”, ka deklaruar Rummenigge.

“Për shkak të kësaj, unë mendoj se do të ishte e drejtë të zgjasim këtë sezon në skenarin e rastit më të keq deri në shtator. Në këtë skenar, sezoni tjetër mund të fillojë në dimër, në mënyrë që lojtarët të kenë kohë për të pushuar dhe përgatitur për të”.

“Është një skenar plotësisht i imagjinueshëm dhe i arritshëm”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco