Fituesja e Kupës së Botës me SHBA-të, Alex Morgan do të bëhet nënë e një vajze gjatë muajit prill.
Megjithatë, edhe pse e rënduar nga shtatzënia, Morgan nuk i është larguar futbollit. Madje ajo kishte planifikuar të marr pjesë në Lojërat Olimpike gjatë korrikut, por për fat të mirë të saj gjithçka është shtyrë për vitin e ardhshëm si pasojë e koronavirusit.
Në moshën 22 vjeçare, Alex Morgan bëri debutimin e saj në Kupën e Botës me SHBA, duke u bërë lojtarja më e re në listë.
30 vjeçarja që atëherë ka shënuar mbi 100 gola dhe ka qenë e dyta në listën e lojtareve më të mira në botë të zgjedhur nga FIFA.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: