Interi u kërkon lojtarëve të kthehen para Pashkëve

Interi u kërkon lojtarëve të kthehen para Pashkëve

12:30, 30/03/2020

Pas rastit të Ruganit që rezultoi pozitiv me Koronavirus, u karantinuan të gjithë lojtarët e Interit, për shkak të ndeshjes që kishin me Juventusin.

Për fat të mirë sapo përfunduan karantinimin, asnjë nga lojtarët e Interit nuk ishte me Koronavirus dhe sapo morën vesh këtë, një pjesë e lojtarëve të huaj u larguan drejt familjeve të tyre.

Handanoviç, Brozoviç, Eriksen, Mozes, Lukaku, Jang dhe Godin, ishin lojtarët që u larguan nga Italia.

Megjithatë tashmë zikaltrit i kanë kërkuar lojtarëve të kthehen në Milano para Pashkëve dhe të qëndrojnë në karantinim për dy javë, siç është rregulli për të gjithë që udhëtojnë jashtë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco