N'goo i jep 'lekisione' yllit të Cityt në Fifa! Shikoni çfarë i shkruan

N'goo i jep 'lekisione' yllit të Cityt në Fifa! Shikoni çfarë i shkruan

13:08, 28/03/2020

Ashtu si shumica e futbollistëve edhe Michael N’go është i mbyllur në shtëpi, për shkak të epidemisë së koronavirusit.Dhe e vetmja gjë ku ai ka gjetur ndushullim në këto momente është loja e famshme e Play Station, FIFA Online.

Mbrëmjen e djeshme sulmuesi ka bërë një lojë me shokun e tij të Manchester Cityt, Rahem Sterling.

Michael e ka mundur pastër me rezultatin 1-3 sulmuesin e ekipit të Guardiolës dhe foton e rezultatit e ka postuar në “Instagram”, ku dyshon nëse po luante Sterling, apo djali i tij: “Po luaje ti apo Tiago”, shkruan N’goo.

Të dy janë rritur bashkë në akademinë e Liverpoolit, por një dëmtim i rëndë i N’goo ia ndau rrugët e karrierës dy sulmuesve. Megjithatë, ata akoma e ruajnë shoqerinë e tyre dhe sa herë Michael shkon në atdhe, nuk harron të takojë shokun e tij të fëmijërisë dhe të kalojnë kohë së bashku.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco