Marku: Nuk e di nëse ishte koronavirus, por kam qenë me temperaturë

Marku: Nuk e di nëse ishte koronavirus, por kam qenë me temperaturë

10:20, 28/03/2020

E gjithë bota po përballet me një situate të vështirë, për shkak të pandemisë së kornavirusit. Pasoja nga ky virus famkeq kanë qenë fatale, mirëpo ka dhe nga ata që e kalojnë më lehtë dhe pa pasur nevojën e mjekëve.

Dhe në këtë gjendje duket se ka qenë dhe boksieri shqiptar, Florian Marku, i cili në një postim në rrjetet sociale ka treguar se për 13 ditë ka pasur temperaturë e ka qenë i këputur, por nuk e di nëse ka qenë i infektuar me COVID-19. Sakaq, Marku tregon se tashmë ka nisur stërvitjen, teksa thekson se duhet që njerëzit të qëndrojnë në shtëpi.

 

“Nuk e di nese e kalova coronavirusin apo jo , por kam qene 13 dite me temperatur dhe i keputur. Tani ndjehem shum me mir dhe kam filluar stervitjen ne shpi. Asgje s’eshte e pamundur kur ka vullnet dhe deshire . Ju pershendes te gjitheve duke ju uruar shendet dhe qendroni ne shtepi kujdesuni per veten , por edhe per familjaret tuaj.

Sot me shum se kurre duhet te jemi te bashkuar , per te miren e gjithesecilit nga ne . Beni durim , ky virus do marr fund ateher kur te gjith te sensibilizohemi dhe te qendrojm ne shtepi , ne kete menyre nuk infektohemi , dhe nuk infektojm te tjere”, ishin fjalët e Markut.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco