Presidenti i Fiorentinës zbulon shumën e grumbulluar për spitalet e Firenzes

Presidenti i Fiorentinës zbulon shumën e grumbulluar për spitalet e Firenzes

20:43, 27/03/2020

Pasi 250.000 euro u mblodhën menjëherë sapo u krijua fushata për mbledhje fondesh “Forcë dhe Zemër”, presidenti i Fiorentinës, Rocco Commsiso ka njoftuar këtë të premte se 400.000 euro të tjera janë mbledhur dhe do të shkojnë në ndihmë të dy spitaleve të Firenzes.

Konkretisht bëhet fjalë për spitalet e Caregis dhe Santa Marias, ndërsa këto para të grumbulluara me anë të fushatës online të quajtur “Forcë dhe Zemër” do të përdorën nga spitalet në luftën kundër Koronavirusit të tmerrshëm.

“Jam shumë i lumtur për atë kemi bërë në një kohë aq të shkurtër. Ne e tejkaluam shpejt shifrën e vendosur si objektiv dhe sot arritëm plot 650.000 euro”, deklaron Commsiso në kanalin zyrtar të klubit vjollcë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco