Vdes vëllai i legjendës braziliane, Pele

Vdes vëllai i legjendës braziliane, Pele

14:45, 26/03/2020

Ndahet nga jeta vëllai i legjendës së futbollit, Pele.

Zoca ka vdekur në moshën 77-vjeçare ku prej ditësh ishte i shtruar në spitalin e Santosit pasi vuante nga sëmundja e kancerit.

Klubi i Santosit njoftoi për vdekjen e tij me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Dy vjet më i ri se Pele, Zoca luajti për Santosin mes viteve 1961 dhe 1962. Megjithatë, në karrierën e tij të shkurtër ai i zhvilloi vetëm 15 ndeshje, duke shënuar 4 gola.

Varrimi i tij do të zhvillohet në Santos në një ceremoni të kufizuar.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco