Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit: Nuk duhet anuluar sezoni në Serie A!

Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit: Nuk duhet anuluar sezoni në Serie A!

10:40, 26/03/2020

Presidenti i FIGC, Gabriele Gravina ka hedhur poshtë mundësinë e anulimit të sezonit në Serie A.

Pavarësisht kësaj, Gravina është i bindur që Serie A të luhet në korrik dhe gusht pasi në rast të kundërt është një humbje e madhe për futbollin, shkruan SYRI.net.

 “Për aq kohë sa jam në gjendje, nuk do të humbas shpresën për të rifilluar sezonin. Do të bëj gjithçka për ta rifilluar aty ku e lamë”, ka thënë fillimisht Gravina për Radio Marte.

“Unë jam i vetëdijshëm se është ende shumë herët për të menduar për një datë, por ne duhet të mendojmë pozitivisht”.

“Ne do të përpiqemi të bëjmë çmos që madje të luajmë me koston e kërkimit të mbështetjes nga UEFA dhe FIFA për të shkuar përtej 30 qershorit, prandaj mund të luajmë në korrik dhe gusht”.

“Tani për tani, nuk ka vend për interesa individuale. Unë lutem për sens të përbashkët sepse, në fund të fundit, është FIGC që do të duhet të vendosë”.

 “Konsideroj se anulimi i sezonit është një humbje e madhe dhe ajo zvogëlon vlerën e konkurrencës. Do të çonte në një skenar të pakëndshëm”.

“Kundërshtoj me kokëfortësi çdo reflektim që çon në një përfundim të tillë. Për sa kohë të jetë e mundur, unë do të vazhdoj të hedh poshtë këto hipoteza”, përfundoi kreu i federatës së futbollit italian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco