Ndëshkimi me karton të kuq i Bitrit, ja çfarë thotë rregullorja

Ndëshkimi me karton të kuq i Bitrit, ja çfarë thotë rregullorja

10:44, 29/02/2020

Kartoni i kuq i marrë, Eneo Bitri në minutën e 14-të të ndeshjes mes Tiranës dhe Partizanit solli polemika të shumta.

Agustin Torassa doli i vetëm përballë portierit të Partizanit, Alban Hoxha dhe në momentin që po bëhej gati për të goditur, Bitri zgjat dorën për ta ndalur. Në këtë moment futbollisti i Tiranës sapo ndien dorën e Bitrit, rrëzohet. Arbitri jep penallti dhe e ndëshkon lojtarin e Partizanit me karton të kuq. 

Pikërisht ndëshkimi me karton të kuq ka sjellë shumë reagime, por vendimi sipas rregullores së arbitrimit është i drejtë. Mbrojtësi i Partizanit nuk është i interesuar për topin, duke i hequr mundësinë e golit Torasës.

Ja çfarë thotë rregullorja e arbitrimit për këtë rast:

Mohimi i një goli apo një mundësie të qartë të shënimit të golit.

Kur një lojtar i mohon skuadrës kundërshtare një gol ose një mundësi të pastër shënimi duke prekur topin me dorë, lojtari do të përjashtohet pavarësisht ku ndodh shkelja.

Kur një lojtar bën shkelje kundër një kundërshtari brenda zonës së tij të penalltisë, e cila i mohon kundërshtarit një mundësi të qartë të shënimit të golit dhe arbitri akordon një goditje nga penalltia, lojtari fajtor ndëshkohet (KV) në qoftë se shkelja/faulli ishte një përpjekje për topin: në të gjitha rrethanat e tjera (p.sh. mbajtja, tërheqja, shtyrja, nuk ka mundësi për të luajtur topin etj.) lojtari fajtor duhet të përjashtohet.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco