VIDEO/ Reali shtanget në ‘Bernabeu’, Manchester City drejt çerekfinaleve

VIDEO/ Reali shtanget në ‘Bernabeu’, Manchester City drejt çerekfinaleve

22:53, 26/02/2020

Në “Santiago Bernabeu” u luajt takimi i parë i 1/8-ave të finaleve të Champions League mes Real Madridit dhe Manchester Cityt, shkruan Syri.net.

Kampionët e Anglisë fituan me përmbysje 2-1, duke hedhur një hap para drejt çerekfinaleve.

Në pjesën e parë rezultati nuk ndryshoi, duke u mbyllur me rrjeta të paprekura.

Në minutën e 60-të është Isco që kalon madrilenët në avantazh, duke bërë që të shpërthejë “Bernabeu”.

Por anglezët reagojnë, duke barazuar në të 78’ me anë të Gabriel Jesus.

Më pas, De Bruyne me penallti u jep fitoren Cityt, i cili në ndeshjen e kthimit i duhet vetëm të administrojë rezultatin, për të siguruar biletën në çerekfinalet e Champuionsit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco