Suprizon Partizani, rikthen në skuadër Esat Malën

Suprizon Partizani, rikthen në skuadër Esat Malën

15:05, 24/02/2020

Kur dukej se gjithçka ishte mbyllur mes Esat Malës dhe Partizanit, ditën e sotme ka ardhur një lajm tepër i bujshëm.

Pas një pezullimi disa mujor nga ana e klubit për shkak të kokëfortësisë së Malës për të mos rinovuar kontratën,  21-vjeçari ka zbritur në fushë këtë të hënë në derbin e Kategorisë së Dytë mes Partizanit B dhe Tiranës që është luajtur në Skënder Halili.

Një sinjal ky se te Partizani dëshirojnë që Mala të fitojë sa më shpejt formën e tij optimale për të zbritur sërish në fushë me skuadrën e parë në pjesën e mbetur të kampionatit. Mala gjatë kësaj periudhe është stërvitur i vetëm por një lojtar si ai  i ka të gjithë mundësitë për të kapur formën ideale në kohë rekord, por me dëmtimin e Lorenc Trashit, Partizani dhe trajneri Sormani kanë shumë nevojë për shërbimet e tij në këto momente.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco