Matuidi do të qëndrojë te Juventus edhe për një sezon tjetër

Matuidi do të qëndrojë te Juventus edhe për një sezon tjetër

10:33, 24/02/2020

Blaise Matuidi dhe Juventus do ta vazhdojnë bashkëpunimin e tyre edhe për një tjetër sezon.

Është vetë mesfushori francez që dha lajmin për zgjatjen e bashkëpunimit.

Në kontratën midis palëve ishte e parashikuar një klauzolë për të qëndrar edhe për një sezon dhe siç duket është aktivizuar.

Matuidi ka qenë i bindur për të vazhduar aventurën me bardhezinjtë, ndërsa edhe klubi e sheh si një element të rëndësishëm për ekipin. Ndaj, palët do jenë së bashku deri në vitin 2021 dhe më pas pritet që Matuidi të largohet për një tjetër eksperiencë.

“Në kontratën time ishte një opsion për të rinovuar edhe një vit dhe Juventusi ka vendosur ta aktivizojë. Unë nuk kam pasur asnjëherë dyshim për të vazhduar me bardhezinjtë, ndjej besimin e të gjithëve në klub”, u shpreh 32-vjeçari.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco