VIDEO/ Gol dhe asist për Rangers, Florian Kamberi shpallet ‘Lojtari i ndeshjes’

VIDEO/ Gol dhe asist për Rangers, Florian Kamberi shpallet ‘Lojtari i ndeshjes’

19:43, 23/02/2020

Florian Kamberi mori lëvdatat e mediave skoceze për paraqitjen e sotme kundër St. Jonston në kampionatin skocez.

Sulmuesi shqiptari u shpall “Lojtari i ndeshjes” së sotme ku realizoi një gol me gjysmë roveshatë 4 minuta pasi u fut në fushë dhe asistoi golin e barazimit të skuadrës së tij, Glasgou Rangers.

Për paraqitjen e sotme fantastike në fushë, mediat skoceze e vlerësuan 25-vjeçarin me notën 8, vlerësimi më i lartë për lojtarët e Rangers.

“Florian Kamberi (8): Sulmuesi shqiptar ishte njeriu që ndryshoi ndeshjen duke ardhur nga stoli në pjesën e dytë. Iu nevojitën vetëm 5 minuta për të shënuar me një finalizim perfekt. Gjithashtu, arriti të kryente një kthesë të zgjuar dhe asistoi Aribon me një krosim perfekt që çoi te goli i dytë i skuadrës”, shkruhej në vlerësimin për Kamberin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco