Nuk gabon Lazio, mposht Genoa dhe kërcënon Juventusin

Nuk gabon Lazio, mposht Genoa dhe kërcënon Juventusin

14:40, 23/02/2020

Lazio vazhdon me ecurinë pozitive, teksa ditën e sotme fituan me rezultatin e ngushtë 3-2 kundër Genoas në transfertë, sfidë e vlefshme për javën e 25-të në Serie-A.

Marusic hapi serinë e golave që në minutën e 2-të ndërkohë që Immobile gjeti golin e 27-të sezonal në fillimin e pjesës së dytë, por shumë shpejt Genoa rihapi takimin me një gol të bukur të Cassatas.

Cataldi i ardhur në fushë nga stoli në minutën e 71-të, i çoi shifrat në 1-3 duke vulosur fitoren e Lazios ndërsa në fund kishte vend edhe për një gol me penallti të Criscitos.

Me këtë sukses Lazio u ngjit në kuotën e 59 pikëve, 1 më pak se Juventusi i vendit të parë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco