Berisha kritika ndaj shokëve: Nëse duam të fitojmë nuk duhet të bëjmë gabime!

Berisha kritika ndaj shokëve: Nëse duam të fitojmë nuk duhet të bëjmë gabime!

14:21, 23/02/2020

Etrit Berisha është një nga lojtarët më të dalluar tek Spal.

Edhe pse është portiere me numrin më të madhë të pritjeve në këtë sezon në Serie-A, gardian kuqezi nuk mundet dot të bëjë më tepër për ta shpëtuar Spalin që vazhdon të pozicionohet në vendin e fundit të Serie A, pasi mbrojtja fut ujë nga të gjitha anët, ndërkohë që sulmi dhe mesfusha nuk e bëjnë siç duhet detyrën e tyre.

Në një intervistë pas humbjes 1-2 ndaj Juventusit në Ferrara, ka kritikuar shokët e ekipit, për formën që po tregon Spal në ndeshjet e fundit.

Image

NDESHJA NDAJ JUVES- “U përpoqëm të bënim një ndeshje të shkëlqyer. Kundër ekipeve si Juventus duhet të bësh gjithmonë diçka më shumë. Arritëm të bënim mjaft mirë, por për fat të keq nuk ishte e mjaftueshme. Peshoi aftësia e kundërshtarit dhe gabimet tona. Ne kemi humbur disa ndeshje në këtë mënyrë. Nëse duam të fitojmë nuk duhet të bëjmë gabime. Nëse luan mirë për 80 minuta dhe më pas bën një gabim, mund të them se mungon edhe besimi.”

Image

MBIJETESA- “E dimë se jemi në rrugën e duhur. Shpresoj që kjo ndeshje të shërbejë për të na motivuar edhe më shumë. Duhet të besojmë te qëndrimi në elitë dhe të fillojmë të marrim pikë. Po i bashkojmë elementet që na duhen. Trajneri po na ndihmon dhe na bën të kuptojmë se si ai dëshiron të luajmë. Ky modul ndryshon shumë nga ai i mëparshmi, por ekipi është përshtatur shpejt”, përfundoi Berisha.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco