Paraqitja e Haaland, flet miku i familjes: Çfarë mund të prisni tjetër nga një djalosh që është ngjizur në...

Paraqitja e Haaland, flet miku i familjes: Çfarë mund të prisni tjetër nga një djalosh që është ngjizur në...

17:51, 19/02/2020

Erling Braut Haaland ishte padyshim njeriu i ndeshjes në përballjen mes Dortmundit dhe PSG-së, me djaloshin që shënoi dy golat e ekipit të tij, duke i dhuruar fitoren.

Miku i familjes Haaland, Jan Aege Fjortoft, i cili tani komenton ndeshjet për një televizion norvegjez, ka zbuluar një sekret interesant në lidhje me djaloshin norvegjez.

Erling? Çfarë mund të prisni tjetër nga një djalosh që është ngjizur në dhomat e zhveshjes së Leeds United”, deklaroi Fjortoft, duke shtuar se gjithçka ka ndodhur pas një marrëdhënieje të konsumuar nga prindërit e tij, gjatë kohës kur babai i tij luante në Angli.

Haaland shënon me një thjeshtësi të habitshme dhe gjuajtjet e tij në shumicën e rasteve i ndal vetëm rrjeta, ndërsa pas Salzburgut, aftësitë për gola po i dëshmon edhe te gjermanët e Borussia Dortmund ku shkoi vetëm në janar të këtij viti.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco