VIDEO/ Reiner ‘shpërthen’ në lot gjatë prezantimit te Real Madrid

VIDEO/ Reiner ‘shpërthen’ në lot gjatë prezantimit te Real Madrid

16:12, 18/02/2020

Real Madridi ditën e sotme ka prezantuar yllin brazilian, Reinier, i cili mbetet transferimi i vetëm i madrilenëve gjatë merkatos së janarit.

Talenti la Flamengon këtë merkato dimri, për të bërë hapin e madh të karrierës, duke u transferuar në “Santiago Bernabeu”.

Sulmuesi tha se ëndrra e tij i është bërë realitet dhe se dëshiron të jetë pjesë e historisë së mrekullueshme të klubit spanjoll.

“Jam duke e jetuar ëndrrën time të fëmijërisë, dua të jem pjesë e historisë së mrekullueshme të këtij klubi. Sot është një ditë shumë e madhe dhe e lumtur për mua. Hala Madrid”, tha Reinier teksa i rridhnin lotët gjatë prezantimit të tij si lojtar i Real Madridit.

Pak momente pasi u prezantua para mediave, Reinier e veshi fanellën e famshme të bardhe për herë të parë dhe u mirëprit në fushë nga një grup i zgjedhur i tifozëve.

Reinier i ka kushtuar madrilenëve 30 milionë euro dhe kjo shumë mund të shtohet edhe me 5 të tjerë, në varësi të paraqitjeve të yllit brazilian.

Momentin kur Reinier preket mund ta shihni në minutën 17:03 të videos më poshtë:

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco