FOTO/ Luhet në ‘Air Albania’, Kukësi publikon çmimet e biletave për sfidën me Tiranën

FOTO/ Luhet në ‘Air Albania’, Kukësi publikon çmimet e biletave për sfidën me Tiranën

15:30, 18/02/2020

Kukësi publikoi çmimet e biletave për supersfidën e ditës së premte për kampionatin shqiptar kundër Tiranës.

Për takimin që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, një biletë në tribunën kryesore kushton 20 mijë lekë të vjetër, ndërsa në tribunën VIP kushton 30 mijë lekë.

Një biletë në tribunat anësore kushton 5 mijë lekë të vjetër, kurse në tribunën ballore vlen 10 mijë lekë.

Ky takim pritet të sjellë shumë tifozë, duke parë se Kukësi dhe Tirana janë rivalë direkt për titullin kampion.

Njoftim i Kukësit:

Njoftim i klubit!

Nga dita e nesërme, do të nisë shitja e biletave për ndeshjen që skuadra jonë luan kundër Tiranës në stadiumin “Air Albania”, në datën 21 shkurt, ora 18:00.

Biletat do të shiten edhe në Kukës te pika “Info Point” para Bashkisë!

Çmimet e biletave janë këto:

W104 – 3000 lekë (përfshirë edhe katering)

W101, W102, W103, W105, W106, W107 – 2000 lekë

E1, E2, E3 – 1000 lekë

N1, N2, N3, S1, S2, V1 – 500 lekë –

Tifozeria mike do të akomodohet në tribunat W105, W106, W107 dhe S1, S2, V1 (Tribuna “Vasillaq Zëri”)

Biletat mund t’i blini në këto pika: – Dyqani i FSHF, rruga e Elbasanit. 9:00 – 19:00

– Dyqani te stadiumi Selman Stermasi. 9:00 – 18:00

– Dyqani te 9-katëshet, ngjitur me Neptun! 8:00 – 21:00

– “All In One ltd” Godina 14-15, Ish Fusha e Aviacionit Civil. 9:00 – 20:00

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco