Juventusi ‘zbulon’ ‘Firminhon e ri’, kushton 50 milion euro

Juventusi ‘zbulon’ ‘Firminhon e ri’, kushton 50 milion euro

13:33, 17/02/2020

Juventusi është gjithmonë shumë i kujdesshëm përsa i takon merkatos në Europë dhe jo vetëm.

Bardhezinjtë, pasi kanë siguruar argjentinasit Soule e Barrenechea, kanë hedhur sytë nga sulmuesi i Santosit, Kaio Jorge.

18-vjeçari që cilësohet si Firmino i ri dhe përveç italianëve ndiqet edhe nga skuadrat e tjera të mëdha europiane, që janë vënë në garë për kartonin e tij.

Brazilianët e Santosit e kanë bërë të qartë që futbollisti nuk largohet nga Brazili nëse në arkat e tyre nuk derdhet shuma e 50 milionë eurove.

Kështu të gjithë pretendentët tashmë janë të paralajmëruar se për të arritur te Jorge nuk do të jetë aspak e lehtë.

Gjithsesi “Zonja e Vjetër”, vazhdon ta monitorojë me kujdes të gjithë situatën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco