Elseid Hysaj jep asistin e golit të fitores së Napolit

Elseid Hysaj jep asistin e golit të fitores së Napolit

20:51, 16/02/2020

Elseid Hysaj vazhdon të shtyjë takimin me golin në Serinë A, por gjithsesi ndihmon herë pas here me asistet e tij që skuadra e Napolit të marrë pikë të rëndësishme.

Kështu ka qene dhe sot, kur një pasim i mbrojtësit të përfaqësueses shqiptare ka zgjidhur një ndeshje që dukej e komplikuar për napolitanët përballë Kaljarit.

Futbollisti shqiptar luajti sot në krahun e majtë të prapavijës dhe dha një provë të mirë në fazën e tërhequr, duke ndihmuar disa herë edhe përpara tij.

Në një nga këto dalje në krah ai rezultoi vendimtar, pasi në pjesën e dytë të sfidës dha pasimin për Mertens, i cili shënoi golin e vetëm të sfidës duke i dhënë një fitore shumë të rëndësishme skuadrës së Gatuzos, e cila është në ndjekje të misionit në dukje të pamundur të një vendi në Ligën e Kampioneve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco