Daja pas barazimit ndaj Tiranës: Meritonim 3 pikë, Gripshi duhet të ishte më fanatik!

Daja pas barazimit ndaj Tiranës: Meritonim 3 pikë, Gripshi duhet të ishte më fanatik!

19:50, 15/02/2020

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja ka folur pas barazimit 1-1 ndaj Tiranës në “Air Albania”.

Në një reagim për mikrofonin e “Supersportit”, Daja është shprehur se skuadra e tij ka luajtur në mënyre shumë të mirë dhe mund të kishte marrë trepikëshin me rastin e humbur në fund nga Gripshi.

1 pikë e fituar apo 2 pikë të lëna? “Unë do të thosha që është një pikë e fituar, ndonëse me rastet që kishim duhet të dilnim me 3 pikët nga fusha e lojës. Kishim disa lojtarë si Dita apo Bregu që janë stërvitur të diferencuar ashtu si dhe Krasniqi që ka tri javë që nuk ka qenë pjesë e ekipit. Pa thënë se Gripshi nuk po bën lojën e tij dhe luan si “xhol”. Na ka munguar edhe Ndeki duke na detyruar që të bëjmë lëvizje për këtë ndeshje. Edhe Dita luajti si qendërmbrojtës teksa më parë luante në mesin e fushës. Luajtëm ndaj Tiranës, që është një ekipi shumë i fortë”.

Motivim ndaj skuadrat e mëdha? “Është konstatim i saktë, për pjesën e parë të kampionatit. Ndërsa në fazën e dytë, kanë qënë të gjithë lojtarët në impenjim maksimal dhe shpresoj të vazhdojmë kështu”.

Si ish-bardheblu çfarë ndjesie keni që i dhatë asist Kukësit dhe çfarë i thatë Gripshit? “Nuk i kam thënë gjë Gripshit, i kam përgëzuar lojtarët. Nuk isha dakord me Krasniqin që të futej në lojë. Gripshi po të ishte më fanatik, mund të na jepte pikë, por është i justifikuar, pasi ka luajtur në shumë pozicione. Unë kam qenë trajner te Tirana dhe në ekipet e tjera, unë kam dëshirë që të fitoj në ekipin që jam. Mentaliteti i fituesit tek unë vijon që të jetë prezent ashtu siç kam drejtuar në ditën e parë. Unë do bëja tifo për Skënderbeun, kush do ta fitojë do ta tregojë vazhdimi, në lojë është dhe Partizani, por më mirë titullin ta marrë ai që e meriton”.

Çfarë mund të bëhej diçka më mire? “Përsa i përket mbrojtësve anësore, mund të kishin punuar më mirë në sulm. Nëse do kishim një zotërim të mirë në mesfushë, mund të shtynim me të dy mbrojtësit në sulm. Ata duhet të ishin më fanatik në shtyrje”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco