Ferhan Hasani shënon golin e parë me fanellën e HJK Helsinkit

Ferhan Hasani shënon golin e parë me fanellën e HJK Helsinkit

15:48, 15/02/2020

Ferhan Hasani ka realizuar golin e pare me fanellën e skuadrës finalandeze, HJK Helsinki. Sulmuesi tetovar shënoi në ndeshjen e sotme që klubi i tij zhvilloi ndaj IFK Mariehamn në Kupë.

Hasani ndeshjen e nisi nga pankina, në lojë u inkuadrua në startin e pjesës së dytë (46’), teksa golin e parë me fanellën e Helsinkit e gjeti në minutën e 90-të.

Kjo ishte paraqitja e dytë e Hasanit me HJK Helsinkin dhe pas traversës në debutim, ja ku vjen goli i parë me fanellën e ekipit me më shumë trofe në futbollin e Finlandës.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 3-1 në favor të skuadrës së ish-futbollistit të Shkëndijës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco