Përjashtimi i Manchester City-t lumturon kreun e La Ligas: Më në fund UEFA po merr vendimet e duhura!

Përjashtimi i Manchester City-t lumturon kreun e La Ligas: Më në fund UEFA po merr vendimet e duhura!

08:36, 15/02/2020

Presidenti i La Ligas, Javier Tebas ka përshëndetur vendimin e UEFA-s për të përjashtuar me 2 vjet nga Liga e Kampioneve Manchester City-n për thyerje të rregullave të Fair Play-t Financiar.

Tebas shprehet se ndëshkimi i dopingut financiar janë thelbësore për të ardhmen e futbollit.

 Ai ruan të njëjtat tone të ashpra edhe ndaj PSG-së për konkurencë të pandershme në futboll duke shpenzuar shifra marramendëse në futbollin francez dhe europian.

“Më në fund UEFA po merr vendimet e duhura. Zbatimi i Kodit të Konkurencës së Pastër Financiare dhe ndëshkimi i dopingut financiar janë thelbësore për të ardhmen e futbollit. Kemi bërë thirrje prej kohësh që të merren masa ndaj Mançester Sitit dhe PSG-së. Më mirë vonë se kurrë”, shkruan në “Tëitter” kreu i Ligës Spanjolle të Futbollit.

Përveç përjashtimit nga aktivitetet futbollistike të kontinentit për dy sezonet e ardhshme, Mançester Siti është gjobitur dhe me 30 milionë € si rrezikon t’i zbriten pikë në kampionatin anglez.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco