Menaxheri i Thiago Silvës ‘kërcënon’ drejtuesit e PSG-së

Menaxheri i Thiago Silvës ‘kërcënon’ drejtuesit e PSG-së

20:53, 28/01/2020

E ardhmja e Thiago Silvës te Paris Saint-Germain vazhdon të mbetet në pikëpyetje, pasi drejtuesit e klubit nuk i kanë ofruar ende rinovimin e kontratës, që i skadon në fund të sezonit.

Menaxheri i brazilianit, Paulo Tonietto, gjatë një interviste deklaroi se drejtuesit e klubit parizien nuk e kanë kontaktuar për të biseduar për të ardhmen e futbollistit, dëshira e të cilit është të qëndrojë në “Parc des Princes”.

Ai deklaroi se, pavarësisht dëshirës së 35-vjeçarit për të qëndruar në Paris, ka limite.

Nëse klubi nuk do të bëjë asnjë lëvizje lidhur me këtë çështje, ata do të marrin vendime të tjera.

Tonietto theksoi se ata nuk mund të presin në përjetësi, pavarësisht marrëdhënieve të mira me drejtorin sportiv të francezëve, Leonardon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco